×
  • Sport
  • Sport

    Hoffenheim jep lajmin e keq për Mërgim Berishën

    Insajderi
    07 November 2023 - 17:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Mërgim Berisha është detyruar të largohet para kohe nga stërvitja e zhvilluar të martën.

    Hoffenheim ka njoftuar se sulmuesi nga Kosova ka lënduar gjurin.

    “Mërgim Berisha lëndoi gjurin gjatë stërvitjes dhe për këtë arsye e ndërpreu më herët stërvitjen. Në ditët në vijim do të bëhen kontrollime më të detajuara”, ka njoftuar klubi gjerman.

    25-vjeçari iu bashkua gjatë verës Hoffenheimit nga Augsburgu, por deri më tani nuk ka mundur të siguroj vend në përbërjen e parë. Ai ka luajtur në tetë ndeshjet e edicionit aktual, ndërsa nuk ka shënuar gol.

    Berisha me Hoffenheimin ka kontratë deri në qershor të vitit 2027.

    Ai është reprezentues i Gjermanisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark