×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Holanda fiton me shumë mund ndaj Ukrainës

    Insajderi
    13 June 2021 - 23:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Holanda ka fituar ndeshjen dramatike ndaj Ukrainës në stadiumin ‘Johan Cruijff Arena’, duke fituar 3-2 në Grupin C në kuadër të Euro 2020.

    Ka përfunduar pa gola pjesa e parë në mes të Holandës dhe Ukrainës në Grupin C në kuadër të Euro 2020.

    Pas vetëm dy minutash lojë, Tulipanët arritën të rrezikonin me anë të Memphis Depayt, por portieri Georgi Bushchan ishte në vendin e tij.

    Tre minuta më vonë, Denzel Dumfries pati një shans të mirë për gol, mirëpo Buschan sërish priti.

    shte minuta e 28 kur erdhi shansi për Ukrainën që rrezikoi me anë të Andryi Yarmolenkos, por ajo u ndalua nga mbrojtësit e Holandës.

    Ukraina mund të pësonte tre gola qysh në pjesë të parë, mirëpo Bushchan priti edhe gjuajtjen e Georgino Wijnaldumit (39’).

    45 minutat e dytë filluan mjaftë furishëm , duke u shënuar plotë pesë gola.

    Por, ukrainasit nuk u dorëzuan, duke ngushtuar epërsinë në 2-1 të Holandës me golin e Andriy Yarmolenko (75’).

    Pas vetëm katër minutash, Ukraina ia doli t’i barazonte shifrat në 2-2 me anë të Roman Yaremchuk, duke ndezur sfidën.

    Mirëpo, Tulipanët nuk u zmbrapsen dhe e rikthyen epërsinë në 3-2, me golin e Denzel Dumfries (85’) që u asistua nga Nathan Ake.

    Ndeshje e Grupit C në rrethin e parë përfunduan, derisa Austria është lider me tre pikë, aq sa ka edhe Holanda, ndërsa Ukraina dhe Maqedonia e Veriut pa pikë. /Telegrafi/

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Sport
    23 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark