Holandë/ Një i vdekur dhe 4 të plagosur nga zjarri në një azil – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Holandë/ Një i vdekur dhe 4 të plagosur nga zjarri në një azil

    Insajderi
    26 January 2024 - 15:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person humbi jetën dhe 4 të tjerë u plagosën nga zjarri në një azil në Gelderland të Holandës. Zjarri ra mbrëmjen e së enjtes dhe në vendngjarje u dërguan menjëherë zjarrfikësit dhe shërbimet emergjente.

    Një ekip u dërgua me helikopter dhe të lënduarit u trajtuan menjëherë në vendngjarje. Si masë paraprake, shërbimet e emergjencës evakuuan gjashtë apartamente, njoftoi NOS holandeze.

    Zyrtarët janë ende duke hetuar se çfarë ka ndodhur dhe aktualisht është e paqartë nëse personi që vdiq ishte banor i shtëpisë së të moshuarve apo vizitor. Nuk dihet gjendja e katër të lënduarve./abcnews.al


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark