Insajderi
Biznes

Honda tërheq mbi 220 mijë automjete nga Kina

Insajderi
13 August 2019 - 14:03
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Partneri kinez i kompanisë japoneze të automjeteve Honda, Guangzhou Automobile Group (GAC Group), njoftoi se ka tërhequr mbi 220 mijë automjete për shkak të defektit në sistemin e motorit.

Autoriteti Kinez i Rregullimit të Tregut njoftoi se GAC Group, ka tërhequr 222.674 automjete për shkak të defektit në pajisjet e ftohjet që gjendet në sistemin e motorit.

Operacioni për tërheqje do të fillojë më 30 gusht dhe përfshin modelin “Accord Sedan” i prodhuar mes 25 korrik 2017 dhe 7 gusht 2019.

Kompania njoftoi se pjesët me defekt do të ndërrohen pa pagesë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark