Dashi
Do të jetë sërish një ditë mjaft e ngarkuar e, sikur të mos mjaftojë e gjithë kjo, dikush nga të afërmit tuaj mund t’ju hapë një telash tjetër. Mos hezitoni të kërkoni ndihmën e një miku.
Demi
Kthjelltësia mendore dhe qetësia shpirtërore do të jenë dy elementë që do t’jua bëjnë ditën sot mjaft të mirë, falë një Afërdite mjaft aktive në shenjë. Shkëndia të një dashurie të re?
Binjakët
Edhe pse qielli juaj sot nuk është nga më të mirët, mjafton ylli juaj, Mërkuri, për t’u ndjerë të mbrojtur dhe për t’u vënë në pozita pune. Pak më shumë iniciativë do të thotë më shumë sukses.
Gaforrja
Me pak kujdes, sigurisht edhe me ndihmën e yjeve të tillë, si: Afërdita e, deri diku edhe Hëna, mund të arrini objektiva vërtet të pashpresuara. Elokuenca juaj është arma për të fituar një zemër të re.
Luani
Do të jeni shumë pragmatistë dhe prakticiteti juaj mund të bëjë çudira. Jeni jo vetëm të kujdesshëm ndaj aktivitetit tuaj, por edhe gati për të ndërhyrë në momentin e duhur. Mirë erosi.
Virgjëresha
Mund të jeni para alternativave që nuk ju pëlqejnë aspak e, për më tepër, të detyruar të zgjidhni njërën prej tyre. Dihet që në këto raste zgjedhja më e mirë bie mbi të keqen më të vogël.
Peshorja
Parashikohet një ditë mjaft e ngjeshur në drejtim të aktivitetit tuaj, prandaj sot vështirë të keni kohë të merreni me gjëra të tjera. Shkathtësia e dinakëria juaj mund t’ju nxjerrin fitimtarë.
Akrepi
Edhe pse parashikohet një ditë rutine (Urani është bërë monoton) në aspektin profesional, është Afërdita ajo që ju “prek me shkopin magjik” e ju bën të jeni ndryshe në dashuri.
Shigjetari
Ndoshta qielli juaj nuk është aq spektakolar, por në përgjithësi yjet janë pozitivë dhe kjo duhet të mjaftojë për të kaluar një ditë të mirë. Nëse nuk do të jeni ju vetë ata që mund ta prishni.
Bricjapi
Me përjashtim të ndonjë momenti tensioni (ndoshta në orët e para të ditës), në përgjithësi dita pritet të jetë e qetë, ndërsa mbrëmja (nën dominimin e Hënës) mund të sjellë momente pasioni.
Ujori
Mos i lini mënjanë projektet e ideuara prej kohësh, por mundohuni t’i përshtatni ato me situatat e reja të krijuara. Fusha e dashurisë sot mund të elektrizohet nga prania e dyshes Afërditë-Hënë.
Peshqit
Tranziti i Afërditës dhe Marsit është shumë pozitiv, sepse vetëm duke “fshikur” shenjën tuaj ata mund të sjellin energjitë e mjaftueshme për të përballuar një ditë plot impenjime në shumë drejtime.