Insajderi
Botë

Horror në SHBA: Policia gjen 16 fëmijë të izoluar në kushte çnjerëzore brenda një dhomë, arrestohen prindërit dhe gjyshërit

Insajderi
05 July 2026 - 13:36
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Horror në SHBA: Policia gjen 16 fëmijë të izoluar në kushte çnjerëzore brenda një dhomë, arrestohen prindërit dhe gjyshërit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një rast tronditës ka dalë në dritë në shtetin e Ohajos, ku autoritetet zbuluan 16 fëmijë që dyshohet se ishin mbajtur të izoluar për vite me radhë në kushte çnjerëzore brenda një shtëpie.

Sipas hetimeve, fëmijët, të moshës nga 18 muaj deri në 18 vjeç, jetonin në një dhomë të vogël, pa kontakt me botën e jashtme. Shumica nuk ndiqnin shkollën, ndërsa disa prej tyre kishin vështirësi edhe në komunikim.

Policia ndërhyri pas një hetimi tjetër në banesë dhe gjeti fëmijët në gjendje të rëndë. Shtatë prej tyre u dërguan menjëherë në spital për trajtim mjekësor, ndërsa njëri ishte në gjendje kritike.

Në pranga kanë përfunduar katër anëtarë të familjes – prindërit dhe gjyshërit e fëmijëve – të cilët përballen me akuza që lidhen me rrezikimin dhe neglizhimin e të miturve. Të dyshuarit i kanë mohuar akuzat në seancën e parë gjyqësore.

Hetuesit po përpiqen të kuptojnë se si një situatë e tillë ka mbetur e pazbuluar për kaq gjatë.

Autoritetet kanë nisur kujdesin dhe rehabilitimin për të gjithë fëmijët, ndërsa hetimet për rastin vazhdojnë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark