×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    “Hoteli duhet të jetë me 4 yje…”, Komuna e Dragashit hap tender 20mijë euro për një shëtitje në Itali

    Insajderi
    28 May 2024 - 11:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    20 mijë euro do t’i kushtojë buxhetit të Dragashit një shëtitje në Itali. Asamblistët dhe stafi komunal do të nisen për në Itali-Venecia, duke qëndruar për 4 netë mjaft luksoze.

    Kuvendi i Komunës në Dragash ka hapur tender për të dërguar asamblistët komunal dhe stafin e komunës në një vizitë në Republikën e Italisë.

    Vizita në Itali për stafin dhe asamblistët ditë dhe do ti kushtojë buxhetit të Dragashit, 20 mijë euro.

    “Vizita studimore e asamblistave komunal dhe stafit te Kuvendit te Komunës së Dragashit
    për në Republikën e Italisë (Venecia) 26 persona – 4 natë dhe 5 ditë si dhe elemente tjera të
    specifikuara në dosjen e tenderit”,
    thuhet në njoftimin e kontratës.

    Pesë qytetet e Italisë që do të vizitohen nga stafi komunal dhe asamblistët e komunës së Dragashit janë: Verona, Venecia, Bologna Florence dhe Pisa.

    Sipas, përshkrimit në njoftimin e kontratës, do të jetë një shëtitje bajagi luksoze.

    Hoteli duhet të jetë me 4 yje dhe akomodimi ne dy shtretër në dhomë ndërsa një dhomë duhet të jetë e veçantë për një person dhe një dhomë për tre persona)”, thuhet në përshkrim.

    Gjithsej në këtë vizitë do jenë 26 pjesëmarrës.

    Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark