×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Hoti: 11 milionë eurot e Qeverisë për rrymën shkojnë tek KEDS-i, jo tek familjet

    Insajderi
    10 January 2024 - 13:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti i LDK-së në Kuvendin e Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se 11 milionë eurot e ndara nga Qeveria për rrymën nuk shkojnë tek familjet, por tek buxheti i KEDS-it.

    Këtë Hoti e ka deklaruar në ‘Facebook’, pas vendimit të Qeverisë të mërkurën për ndarjen e 11 milionë eurove për krizën energjetike, shkruan Gazeta Insjaderi.

    “Në vend se të ndërmarrë masa për parandalimin e rritjes së faturave të energjisë elektrike për familjet, siç ndodhi në dhjetor kur për shumë familje faturat u frynë tepër shumë, Qeveria ndan 11 milionë euro për familjet për zbutjen e ndikimit socio-ekonomik të krizës energjetike”, thuhet në postimin e ish-kryeministrit.

    “Kjo nuk është politikë. Këto mjete nuk qëndrojnë tek familjet. Me këtë veprim, paratë transferohen nga buxheti i shtetit tek KEDS-i dhe bizneset e tjera përmes familjeve”.

    “Ulja e çmimit të energjisë elektrike do ishte veprimi i duhur në këtë rast, pasi çmimi i energjisë në tregje ndërkombëtare ka rënë dukshëm krahasuar me vitin e kaluar”, përfundon postimi i tij. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark