Hoti: Buxheti për 2023 është më i ulët se për vitin 2022 - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Hoti: Buxheti për 2023 është më i ulët se për vitin 2022

    Insajderi
    15 November 2022 - 12:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-Kryeministri Avdullah Hoti, sot deklaroi se buxheti i vitit 2023 në terma real është më i ulët se për vitin 2022.

    Lexo edhe:

    Hoti potencoi se për shkak të inflacionit prej rreth 20% për produkte të konsumit bazik, buxheti nominal për vitin 2023 prej 3.2 miliardë euro, është në fakt rreth 2.5 miliardë euro në terma real.

    “Rrjedhimisht, ky buxhet në terma real është më i ulët se për vitin 2022 për së paku 300 milionë euro (sivjet ka qenë 2.8 miliardë euro). Krahasojeni vetë sasinë e mallrave që e keni blerë vitin e kaluar me 100 euro, me sasinë e mallrave që mund të blini sivjet me ato 100 euro. Do të vini në këtë përfundim.”, shkroi Hoti në Facebook.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark