×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Në vlugun e reagimeve për ndërhyrje në gjyqësor, Berat Lahut i ndërpritet paraburgimi

    Insajderi
    15 November 2022 - 11:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Berat Lahu, asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, është liruar sot nga paraburgimi.

    Lajmin për lirimin e tij e ka konfirmuar avoakti i tij Valdrin Behrami.

    Lexo edhe:

    “Ai do të lirohet sot në orën 13:00 nga qendra e paraburgimit”, ka thënë Lahu për Gazetën Insajderi.

    I njëjti ka zbuluar për Gazetën Insajderi se “Lahut i është ndërprerë paraburgimi”.

    Lahu ishte arrestuar më 21 shtator të këtij viti në kuadër të aksionit “Brezovica” të udhëhequr nga Prokuroria Themelore në Ferizaj nën dyshimin se Lahu ka kryer dy vepra penale: “Pranimi i paarsyeshëm i dhuratave” dhe “Ushtrimi i ndikimit”.

    Ai ishte asamblisti më i votuar i Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës, sipas rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të fundit lokale.

    Lexo edhe:

    Fitoi dhuratë tokë 20 mijë euroshe, lypte ryshfet 60 mijë eurosh – Si pasurohej dhëndri i Liburn Aliut si drejtor në KEDS?

    Berat Lahu, dhëndri i minsirtit Liburn Aliu dhe asamblist i Vetëvendosjes në komunën e Prishtinës, u arrestua më 21 shtator, lidhur me rastin e madh të keqpërdorimeve i njohur si “Brezovica”.

    Ndaj Lahut i cili, ndalua për 48 orë Prokuroria Themelore e Ferizajt, ka bërë kërkesë për masën e paraburgimit pasi ai dyshohet për për dy vepra penale, “Pranimi i paarsyeshëm i dhuratave” dhe  “Ushtrimi i ndikimit”, shkruan Gazeta Insajderi.

    Lahu që mbante pozitën e drejtorit të  KEDS-it për distriktin e Ferizajt, sipas prokurorisë ka përfituar pronë e ka kërkuar ryshfet në këmbim të lidhjes së rrjetit të energjisë për vilat që po ndërtoheshin në zonën e mbrojtur me ligj në Brezovicë

    Lidhur me veprën e parë “Pranimi i paarsyeshëm i dhuratave”, sipas kërkesës së prokurorisë të cilën e ka siguruar Gazeta Insajderi, Lahu dyshohet se ka pranuar një dhuratë një pronë [tokë] në vlerën e 20 mijë eurove.

    Lahu, sipas prokurorisë e ka pranuar tokën me sipërfaqe rreth 350 metra katror, si dhuratë në vitin 2018.

    “Ekziston dyshimi i bazuar se në vitin 2018, në Shtërpcë, si punëtor i ndërmarrjes “KEDS” në Prishtinë, gjatë kryerjes së veprimtarisë ekonomike, ka kërkuar dhe pranuar dhuratë nga shfrytëzuesit e këtyre shërbimeve në atë mënyrë që për të kryer shërbimin e zhvendosjes së tensionit të mjetit elektrik në vikend-zonën e Brezovicës”.

    “Nga NN, si ndërmarrje ndërtimore e objekteve hoteliere dhe vikend-shtëpive, ka kërkuar dhe pranuar dhuratë një pronë të paluajtshme – sipërfaqe rreth 350m2, në vlerë rreth 20,000€ euro, të cilën pronë e ka regjistruar në emër të djalit të vëllait”, shkruan në kërkesën e Prokurorisë për përaburgimin e Lahut.

    Kjo nuk ishte e gjitha sipas asaj që shkruan në dosjen e Prokurorisë së Ferizajt të cilën e siguroi Gazeta Insajderi. Berat Lahu, që tash e mbanë edhe pozitën e asamblistit të Vetëvendosjes në Komunën e Prishtinës, ka kërkuar edhe 60 mijë euro nga investitori i vikend shtepizave në Brezovicë.

    Lahu sipas prokurorisë u ka premtuar investitorëve se do të ndikoj të personat përgjegjës në KEDS në Prishtinë që të shtrijnë rrjetin deri tek vikend shtëpizat e tyre, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Me premtim se do të ndikojë tek personat përgjegjës të ndërmarrjes KEDS në Prishtinë të cilët ishin duke realizuar një projekt për renovimin e rrjetit elektrik në rrugën rajonale Shtërpcë-Sharr, të cilin me kërkesën e ndërmarrjes ndërtimore NN që ishte duke kryer ndërtimet e objekteve hoteliere dhe vikend-shtëpizave, ka zhvendosur rrjetin elektrik të tensionit të lartë, me qëllim që t`i mundësohet ndërtimi i objekteve ndërmarrjes ndërtimore, edhe pse kjo zhvendosje duhet të kryhej në pajtim me projektin investiv të ndërmarrjes KEDS në Prishtinë, kurse nga investitori i vikend shtëpizave NN në Parkun Kombëtar “Sharri” në Brezovicë, ka kërkuar 60,000 (gjashtëdhjetë mijë) euro për ta kyçur në trafon elektrike të KEDS-it”, thuhetnë kërkesën e prokurorisë për paraburgimin e Lahut.

    Me këto veprime sipas prokurorisë Lahu ka kryer veprën penale “Ushtrimi i ndikimit”.

    Gazeta Insajderi, ka kërkuar nga kompania KEDS sqarime rreth akuzave të prokurorisë lidhur me ish punëtorin e tyre Lahu.

    Zëdhënësi i KEDS, Viktor Buzhala tha se nuk i komentojnë rastet që janë në organet e drejtësisë.

    “Siç e dini, zoti Lahu nuk është punonjës yni tash e shumë vjet. E kemi parë në media se ai është duke u përballur me drejtësinë së fundmi. Por, ne si kompani nuk komentojmë asnjë rast që është në gjykatë sepse nuk duam të ndërhyjmë në sistemin e drejtësisë në asnjë rrethanë”, tha Buzhala.

    Pas arrestimit të Lahut, Prokuroria ka gjetë dhe sekuestruar certifikatën e pronësisë (10 fletë), Skicë (1 fletë) dhe Telefon mobil, IPHONE 11 PRO, ngjyrë hiri. /Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark