Insajderi
Lajme

Hoti e “godet” Osmanin për Konjufcën: Vendimin e ka bazuar në gjasa, gjasat ekzistojnë vetëm në votat e Listës Serbe

Insajderi
04 November 2025 - 20:14
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Hoti e “godet” Osmanin për Konjufcën: Vendimin e ka bazuar në gjasa, gjasat ekzistojnë vetëm në votat e Listës Serbe
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, e ka “thumbuar” me fjalë ish-bashkëpartiaken e tij, Vjosa Osmanin, pas vendimit për mandatimin e Glauk Konjufcës kryeministër.

Hoti me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka deklaruar se vendimin për mandatim e ka marrë në gjasa, duke iu referuar deklaratës së Osmanit se ishte bindur nga fjalët e Konjufcës se mund t’i bëjnë 61 vota për formimin e Qeverisë, shkruan Insajderi.

“E para e shtetit vendimin për mandatarin e ka bazuar në ‘gjasa’. Por, nga takimet me kryetarët e partive politike e ka marrë përgjigjen se nuk ka ‘gjasa’ që deputetët e atyre partive të votojnë asnjë mandatar tjetë”, thuhet në shkrimin e tij.

“Kështu që, gjasat mund të ekzistojnë vetëm nëse llogaritet në votat e deputetëve të Listës Serbe.
Gjasa të tjera nuk ka”, përmbyll shkrimin Hoti. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark