×
Zgjedhjet 2021

Hoti: Haradinaj dhe Kurti i kanë ikur procesit të dialogut

Insajderi
07 February 2021 - 20:45
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati për kryeministër nga LDK, Avdullah Hoti, është shprehur se shteti mbahet me miq.

“Ne e kemi bërë këtë shtet, hap pas hapi. Edhe nuk e lëmë ta nëpërkëmbë askush tjetër. Jo me megafona as duke bërtitur, as duke djegur kuvendin dhe qeverinë, por duke ju treguar me punë që edhe atyre iu bie mirë të bëhen me neve”, është shprehur Hoti.

Ai në tubimin në Drenas ka theksuar se është mirë edhe për Lëvizjen Vetëvendosje dhe kundërshtarët tjerë politikë që të fitojë LDK.

Hoti ka theksuar se kryeministrat para tij, Ramush Haradinaj dhe Albin Kurti i kanë ikur procesit të dialogut me Serbinë.

“Dy kryeministrat para meje i kanë ikur procesit të dialogut, njëri me taksën e tjetri me fiksione për harta e thika. Kur e morëm ne qeverinë na u deshën dy javë për t’i hyrë procesit. Kemi mbështetjen e partnerëve. “Shtëpia nuk mbahet pa miq”, siç thoshte Rugova”.

“Jam i bindur se do ta marrim besimin për të vazhduar më tutje. Me neve në qeverisje e mbyllim vitin 2021 me liberalizim të vizave sepse neve na besojmë [ndërkombëtarët]. Ata me këta të tjerët nuk komunikojmë. Ne kemi miq në krejt botën që i ka krijuar presidenti Rugova. Ne do  t’i mirëmbajmë ato miqësi dhe do t’i lusim të na rrinë në krahë derisa t’i marrim këmbët mirë”.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark