×
  • Lajme
  • Aktuale

    Hoti ia kthen Haradinajt: Shuarjen e Task-Forcës është vendim kushtetues dhe ligjor

    Insajderi
    24 October 2020 - 15:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri Avdullah Hoti i është kundërpërgjigjur kryetarit të AAK’së, Ramush Haradinaj pasi ky i fundit kritikoi shefin e qeverisë për shkarkimin e task-forcës anti korrupsion.

    Dy partnerët qeverisës Hoti e Haradinaj janë përplasur në distancë.

    Hoti përmes Facebookut ka shkruar se me vendimin për shuarjen e Task-Forcës është vendim kushtetues dhe ligjor.

    Sipas Hotit Drejtësia duhet të bëjë punën sipas ligjit e jo sipas vendimeve të qeverisë.

    “Politika nuk duhet të përzihet në drejtësi. Këtë e kemi bërë me vendimet që kemi marr në këta muaj të qeverisjes. Drejtësia duhet ta bëjë punën sipas ligjit, e jo sipas vendimeve të Qeverisë.
    Kthimi i ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë në vend duhet të jetë angazhim i të gjithëve”, ka shkruar Hoti.

    Ai ka thënë se siguria jurdike garantohet duke respektuar kushtetutën.

    “Kjo qeveri është e vendosur për të fuqizuar shtetin ligjor.
    Siguria juridike garantohet vetëm duke respektuar Kushtetutën, ligjet dhe institucionet shtetërore”, ka thënë Hoti.

    Kryetari i Aleancës të Ardhmërisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, tha sot se shuarja e Taskë Forcës kundër korrupsionit shkakton pasiguri juridike.

    Haradinaj përmes një postimi në Facebook, tha se çdo vendim pa plan, e i aty për atyshëm mund të kuptohet si ndërhyrje politike ose hakmarrje ndaj proceseve të pavarura.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark