×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Hoti ia shpalos kundërthëniet Kurtit: Në njërën dhomë kërkon investitorë, në tjetrën rritje të forcave të KFOR’it, kush po të këshillon kështu?

    Insajderi
    18 January 2023 - 09:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të kërkosh investitorë dhe të bësh paralajmërime për konflikt, këto dyja s’shkojnë bashkë, tha ish-kryeministri Avdullah Hoti, referuar deklarimeve për media të huaja nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, raporton Insajderi.

    Kurti, i cili po merr pjesë në Forumin Ekonomik të Davos, ku flet për nevojën e investitorëve të huaj në Kosovës derisa në anën tjetër kërkon prani të rritur të forcës paqeruajtëse të NATO’s në Kosovës, po këshillohet keq, vlerësoi Hoti.

    “Shkon në Davos dhe e organizon një minikonferencë për investime, për të cilën e paguan një kompani konsulente 58,341.19 franga zvicerane pa asnjë procedurë prokurimi. Por, në dhomën tjetër, kërkon nja 70 trupa më shumë të KFOR-it nga Finlanda, edhe pse KFOR-i e rrit dhe e zvogëlon numrin e ushtarëve brenda natës sipas nevojës që ka”, shkroi Avdullah Hoti.

    “Çfarë mesazhe janë këto dhe çfarë promovimi i investimeve është ky?!”, pyeti Hoti derisa shtoi edhe pyetjen se “kah na shpie kjo qasje në fushën e politikës dhe të ekonomisë?!”./Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark