×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Hoti: Javën e ardhshme fillon dialogu për zbatim të marrëveshjes, njohje reciproke nuk do të ketë

    Insajderi
    28 March 2023 - 15:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Avdullah Hoti nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Facebook ka reaguar për Marrëveshjen e Ohrit.

    Ai ka thënë se kryeministri, Albin Kurti do ta themelojë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

    “E gjithë Marrëveshja e Ohrit po reduktohet në themelimin urgjent të Asociacionit. Asgjë tjetër. Ai që e kishte kundërshtuar me dhunë këtë Asociacion, e që kishte marrë mbështetje qytetare për këtë kundërshtim, tani do ta zbatojë në praktikë”, ka thënë ai.

    Madje, ai ka deklaruar se tash e tutje do të dialogohet pa pasur për objektiv njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë.

    “Në javën e ardhshme fillon dialogu në Bruksel për zbatim të marrëveshjes.  Dialog për njohje reciproke nuk ka askund dhe nuk pritet të ketë. Kemi hyrë në rrugën më të gjatë të mundshme për të arritur tek marrëveshja finale për njohje reciproke”, ka shtuar Hoti.

    Ish-kryeministri ka thënë se një gjendje e tillë do të ndikojë negativisht në gjendjen socio-ekonomike të vendit.

    “Derisa më herët dialogonim për marrëveshje finale për njohje reciproke, siç konfirmohej vazhdimisht nga letrat e vendeve mike drejtuar Kosovës dhe Serbisë, tani këta mashtrues e kanë betonuar një status quo të re. Një Zot e di kur do të mund ta thyejmë këtë status quo dhe ta përmbyllim marrëveshjen me njohje reciproke. Deri atëherë do të mbizotëroj paqartësia për investitorët e jashtëm, do të vazhdojnë të ikin kuadrot dhe rinia”, ka thënë Hoti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark