Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti, përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se nesër nis komunikimi dhjetë ditor me qytetarët , komunikim me të vërteta e fakte për angazhimet shtetërore në 8 muaj të qeverisjes.
“Përtej kësaj, prezantojmë planet tona për shtetin e Kosovë të integruar në strukturat euro-arlantike, për shëndetësinë e arsimin, për digjitalizimin e ekonomisë dhe shërbimeve shtetërore, për forcimin e rendit dhe politikat e mbrojtjes, për mërgatën, për kujdesin, për Luginën e Preshevës e për integrimet mbarëshqiptare” shkruan Hoti në Facebook.
Postimi i plotë:
Nga nesër nisim komunikimin 10 ditor me qytetarë anekënd Kosovës, komunikim me të vërteta e fakte për angazhimet shtetërore në 8 muaj të qeverisjes, që trasuan rrugën për në Shtëpinë e Bardhë, për Paris, Berlin, Bruksel, Vjenë, Romë, Vatikan, për veprimet tona që sollën njohjen e parë pas tri vitesh, për nxjerrjen e ekonomisë nga kriza, për qeverisjen e fortë bazuar në ligj me vendime të guximshme dhe shtetërore.
Përtej kësaj, prezantojmë planet tona për shtetin e Kosovë të integruar në strukturat euro-arlantike, për shëndetësinë e arsimin, për digjitalizimin e ekonomisë dhe shërbimeve shtetërore, për forcimin e rendit dhe politikat e mbrojtjes, për mërgatën, për kujdesin, për Luginën e Preshevës e për integrimet mbarëshqiptare.