×
  • Lajme
  • Insajderi

    Hoti kërkon seancë të jashtëzakonshme pasi BE konfirmoi hyrjen në fuqi të masave ndaj Kosovës

    Insajderi
    01 July 2023 - 20:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i LDK’së, Avdullah Hoti, ka reaguar lidhur me masat e Bashkimit Evropian të marra ndaj Kosovës dhe për njoftimin që BE-ja ia ka bërë Kosovës më 28 qershor për hyrjen në fuqi të masave.

    Hoti tha se Qeveria e Kosovës s’e ka njoftuar as Kuvendin e Kosovës dhe as qytetarët për këtë situatë të re dhe ka thënë se duhet Kuvendi të mblidhet për një seancë të jashtëzakonshme për t’u dakorduar për veprimet.

    Tutje, ish-kryeministri tha se presidentja Osmani s’po e ushtron funksionin e saj.

    Hoti thotë se Kurti dhe Osmani po e çojnë Kosovën në një rrugë tjetër dhe jo në atë të perëndimit.

    “Një gjë është e qartë: Kosova nuk mund të udhëhiqet nga një Kryeministër dhe Presidente, të cilët i sjellin vendit sanksione në vend të integrimit euro-atlantik”, ka thënë Hoti.

    Reagimi i plotë:

    Më 28 qershor 2023, BE e paska njoftuar Qeverinë e Kosovës për sanksionet e vendosura: suspendimi i MSA-së, suspendimi i projekteve që financohen nga Korniza Investuese për Ballkanin Perëndimor, pezullimi i fondeve të IPA, pezullimi i takimeve të larta dy palëshe dhe masa të tjera.

    Qeveria e Kosovës nuk e ka njoftuar as Kuvendin e Kosovës dhe as qytetarët për këtë situatë të re.

    Kuvendi duhet të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar dhe për tu dakorduar për kursin e veprimeve.

    Ku është Presidentja e vendit? Pse nuk po e ushtron funksionin e saj? Ky binom po e çojnë Kosovën në një rrugë tjetër, jo në atë të perëndimit.

    Një gjë është e qartë: Kosova nuk mund të udhëhiqet nga një Kryeministër dhe Presidente, të cilët i sjellin vendit sanksione në vend të integrimit euro-atlantik.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark