×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Hoti kritikon ashpër: Asnjë avancim në prokurimin publik gjatë vitit 2023

    Insajderi
    12 December 2023 - 11:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish kryeministri, Avdullah Hoti ka reaguar në lidhje me, siç ka cilësuar ai, mungesën e avancimeve në prokurorim publik gjatë këtij viti.

    Hoti në llogarinë e tij në Facebook, ka deklaruar se ky sektorë është karakterizuar me bllokadë të lëndëve, tejkalim të afateve ligjore.

    Përkundrazi, prokurimi publik është karakterizuar me bllokadë në shqyrtimin e lëndëve, tejkalim të afateve ligjore në shqyrtim të lëndëve, diskriminim ndaj operatorëve, ndryshim joligjor të rregullores së punës dhe mungesë transparence në shqyrtimin e ankesave”, ka deklaruar ai.

    Gjithaashtu, deputeti i LDK-së ka listuar edhe dhjetë vërejtjet kryesore nga monitorimi monitorimi i punës së Organit Shqyrtues të Prokurimit gjatë vitit 2023 janë si në vijim:

    1. Në OShP janë deponuar 748 ankesa nga operatorët, por vetëm 23% e tyre janë zgjidhur brenda afatit ligjor.

    2. Për 116 ankesa, ka skaduar afati ligjor për shqyrtim.

    3. Koha mesatare e zgjidhjes së ankesave është rritur nga 55 ditë, sa ka qenë më herët, në 63 ditë për vlerën e lëndëve të ankesave deri në 300,000.00 euro.

    4. OShP përdorë standarde të dyfishta të shqyrtimit të ankesave, pasi Bordi kishte vendosur që të mos trajtoheshin ankesat të cilave u kishte skaduar afati ligjor për shqyrtim, ndërkaq sot pjesa dërrmuese e vendimeve janë të nxjerra jashtë afatit ligjor.

    5. Për një kohë të caktuar nuk ka funksionuar Bordi i OShP-së, duke dëmtuar të drejtat e operatorëve dhe bllokuar investimet publike.

    6. Shoqëria civile e ka të pamundur të monitorojë si duhet aktivitetet e OShP-së.

    7. OShP dy herë kishte ndryshuar rregulloren e punës. Fillimisht kishte vendosur që ankesat për kontratat në vlerë deri në 100,000 euro të shqyrtoheshin në panele individuale. Pastaj, ky prag është rritur në 300,000 euro. Në rregulloren e mëparshme të punës së OShP-së, ky prag ka qenë 30,000 euro. Pasi shumica e ankesave i përkasin vlerave deri në 300,000 euro, kjo nënkupton se shumica e ankesave shqyrtohen nga panele individuale.

    8. Megjithatë, ndryshimet në rregulloren e punës nuk kanë rezultuar me rritje të efikasitetit të punës së paneleve shqyrtuese.

    9. Ndryshimet në rregulloren e punës janë bërë në kundërshtim me Ligjin për Prokurim Publik, pasi ka pasur mungesë të plotë të transparencës dhe nuk janë përfshirë palët e interesuara në këtë proces.

    10. Është shfaqur mungesë e koordinimit mes zyrave dhe departamenteve.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark