Insajderi
Lajme

Hoti kritikon Osmanin: Kur fitimi dhe mbajtja e pushtetit bëhet më i rëndësishëm se interesi shtetëror

Insajderi
12 July 2025 - 13:38
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Hoti kritikon Osmanin: Kur fitimi dhe mbajtja e pushtetit bëhet më i rëndësishëm se interesi shtetëror
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se Marrëveshja e Uashingtonit e shtatorit të 2020-ës është zbatuar.

Deklaratës së saj i ka reaguar deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ai tha se Osmani dikur marrëveshjen e Washingtonit e quante ” cenim të rendit kushtetues dhe rrezik për shtetin” ndërsa pas 5 vitesh e quan “marrëveshje të mirë”.

“Kjo është ajo që ndodh kur fitimi dhe mbajtja e pushtetit bëhet më i rëndësishëm se interesi shtetëror. Marrëveshja që dikur e luftonte për vota, sot shërben për lavdi të rreme”, tha Hoti.

Postimi i plotë:

Asgjë e re nga Osmani, vetem hipokrizi e radhës!

Osmani, që dikur e quante Marrëveshjen e Uashingtonit cenim të rendit kushtetues dhe rrezik për shtetin, sot – pas 5 vitesh – e quan “marrëveshje të mirë” dhe madje pretendon se “e kemi zbatuar”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark