×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Hoti: Kurti e çoi dialogun prej Shtëpie të Bardhë në Shkup, degradim

    Insajderi
    28 February 2023 - 19:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, njoftoi se takimi i rradhës i Nivelit të Lartë ndërmjet Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të mbahet në Maqedoni të Veriut.

    Për këtë gjë është shprehur i shqetësuar ish-kryeministri Avdullah Hoti, i cili e quajti “degradim”. Prej Shtëpisë së Bardhë Dialogu kaloi në Shkup, vlerësoi ai.

    “Çfarë degradimi! Nga mundësia për nënshkrim të marrëveshjes finale për njohje reciproke në Shtëpinë e Bardhë apo në qendrat e tjera të Quintit, dialogu ka përfunduar në Shkup dhe atë për të diskutuar datën dhe detajet e zbatimit të asociacionit”, shkroi Avdullah Hoti./Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark