Kandidati për Kryeminsiter nga radhat e LDK-së ka qëndruar në Mitrovicë, nga atje ai ka thënë se me maturinë më të madhe shtetërore dhe institucionale do ta integrojmë gjithë qytetin në rrjedhat politike.
Tutje ai tha se është i bindur që edhe qytetarët e Mitrovicës, më 14 shkurt, do të votojnë për një qeverisje të civilizuar që udhëhiqet nga LDK-ja.
Më poshtë postimi i plotë:
Në qytetin e Minatorëve, në MITR🤍VICË!
Rëndësia politike e Mitrovicës është e pamatshme. Pushtetet e kaluara komunale të drejtuara nga partitë tona kundërshtare e kanë degraduar duke i shfrytëzuar dhimbjet e saj.
Sot, para qytetarëve të këtij qyteti, jam zotuar se me maturinë më të madhe shtetërore dhe institucionale do ta integrojmë gjithë qytetin në rrjedhat politike, institucionale, ekonomike e sociale në shtetin tonë. Kjo arrihet me DIALOG, për të cilën gjë na garantojnë partnerët tanë ndërkombëtar!
Unë jam i bindur që edhe qytetarët e Mitrovicës, më 14 shkurt, do të votojnë për një qeverisje të civilizuar që udhëhiqet nga LDK-ja.
Ky qytet meriton më shumë!
#shtetishtet
#LDK132