Kandidati i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti sot ka vizituar qytetin e Skenderajit në kuadër të fushatës zgjedhore.
Hoti me këtë rast ka thënë se Skenderaj i ka thënë shumë Kosovë, ndërsa ka cituar fjalët e ish-administratorit të UNMIK-ut në Kosovë Bernard Kushner, i cili kishte deklaruar “po të ekzistonte një çmim për liri, ai do t’i takonte familjes Jashari”.
“Skënderaj i ka dhënë shumë Kosovës. Unë pajtohem me Bernard Kushnerin, i cili pat thënë “po të ekzistonte një çmim për liri, ai do t’i takonte familjes Jashari”. Unë, ekipi që drejtoj dhe Lidhja Demokratike, përulemi para jetës dhe veprës të tij dhe secilit hero të Kosovës. Sot, 20 vite pas çlirimit, nderi më i madh për të rënët për liri është ta ruajmë dhe ta zhvillojmë shtetin e Kosovës”, ka shkruar Hoti.
Ai ka thënë se gjatë qeverisjes së tij, i ka kushtuar rëndësi investimeve në komunën e Skënderajt, ndërsa ka premtuar se do të mbarojë zgjerimi i rrugës Komoran-Drenas-Skenderaj me 16 mil euro dhe do të nis investimet në Kompleksin Memorial ‘Adem Jashari’ me 3.8 mil euro, duke kritikuar dy qeveritë paraprake që kanë shtyrë investimet në Prekaz.