×
Zgjedhjet 2021

Hoti në Vushtrri, premton sigurime bujqësore dhe rritje të granteve

Insajderi
07 February 2021 - 13:49
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në ditën e pestë të fushatës zgjedhore, kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti ka vizituar, fabrikën “Vipa Chips” në Vushtrri.

Aty, Hoti premtoi sigurime bujqësore për bujqit, rritje të granteve dhe pagesë të ujitjes së tokave bujqësore.

“Ne kemi pjesë të programit sigurimet bujqësore për t’iu ofruar bujqve një siguri elementare në punën e tyre të përditshme. Iu e dini që kemi dyfishuar subvencionet për bujqësi në mënyrë që t’iu ndihmojmë bujqve gjatë kohës së pandemisë. Fatmirësisht prodhimi bujqësor është ndër më të lartit në 4-5 vitet e fundit. Kemi një plan të mirë të miratuar për ujitjen e tokave bujqësore. Ne do të rrisim edhe grantet gjithashtu”, tha ai.

Para kandidatit për kryeministër, pronari i fabrikës, “Vipa Chips”, Bedri Kasumi paraqiti disa nga kërkesat për qeverinë e ardhshme.

“Ka qenë e mirëseardhur subvencioni i dyfishtë në kohën e pandemisë mëse e qëlluar. Mirëpo janë edhe disa kërkesa që bujqësia të jetë konkurrente, në krahasim me rajonit duhet të bëhet së paku atë që e kanë bërë vendet e rajonit. E kam fjalën, ende paguajnë akcizë në naftë për bujqësi, nuk kemi sigurim të kulturave në fushën e hapur. Ndërsa si prodhues ende nuk trajtohen humbjet në procesin e prodhimit me Ligj. Këto tri kërkesa mendoj se të ardhmen duhet të jenë parasysh. Nuk po kërkojmë asgjë tjetër, përveç të jemi të barabartë me konkurrentët tanë që janë prezentë me produkte të ngjashme në tregun kosovar”, tha ai.

Pjesë e kësaj vizite, ku Hoti pa përse afërmi prodhimtarinë e Vipa Chipsit ishte edhe ministrja në detyrë e Financave, Hykmete Bajrami.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark