×
  • Lajme
  • Insajderi

    Hoti nga Peja: VV i akuzonte zyrtarët amerikanë se po rrinë me thika mbi harta

    Insajderi
    04 February 2021 - 18:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti ka folur para qytetarëve në hapjen zyrtare të fushatës së Lidhjes Demokratike në rajonin e Pejës.

    Në fjalën e tij, Hoti nuk ka kursyer kritikat ndaj Lëvizjes Vetëvendosje për ofendimet ndaj zyrtarëve amerikan.

    “Ata akuzonin dhe ofendonin zyrtarët më të lartë amerikan se po rrinë me thika mbi harta për ta copëtuar Kosovën. Kur e morëm ne qeverinë, shkuam në Uashington dhe nuk kishte as thika e as harta, por nënshkruam marrëveshjen ekonomike për projekte prej 1 miliard dollarë, sollëm njohjen e re dhe fuqizuam miqësinë tonë speciale me Amerikën. Me këtë marrëveshje, ne hapëm pikën e përbashkët në Merdare dhe këtë vit bashkatdhetarët tanë kanë pritur më pak për të ardhur në Kosovë për festat e fund vitit”, ka thënë ndër të tjerash Hoti.

    Ai ka thënë se nga kërcënimi për tërheqjen e trupave amerikane nga Kosova, qeveria e udhëhequr nga LDK ka arritur që Ushtrinë e Kosovës ta dërgojë në misione paqeruajtëse ndërkombëtare bashkë me Ushtrinë Amerikane.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark