Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se partia e tij, synon fitoren e radhës në zgjedhjet që do të mbahen me 14 shkurt.
Këtë, Hoti e ka thënë gjatë vizitës së degës së LDK-së në Viti, ku tha se aktivistët e kësaj partie janë të gatshëm për fitore.
“Anëtarët dhe simpatizantët e shtëpisë sonë politike në degën e Vitisë, të përgatitur dhe me entuziazëm të lartë, treguan që janë të gatshëm për fitoren e radhës. Do të vazhdojmë me punë të mirë dhe të ndershme, që e ardhmja jonë të mbetet në orientimin e duhur, perëndimin”, ka shkruar Hoti. /Insajderi.org