×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti njofton për hyrjen në fuqi të marrëveshjes për investime amerikane, nesër takon bizneset

    Insajderi
    07 February 2021 - 18:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka njoftuar se Marrëveshja për Nxitje të Investimeve e nënshkruar më 31 dhjetor 2020 mes Kosovës dhe SHBA-së, ka hyrë në fuqi.

    Hoti ka treguar se ka ftuar bizneset në një takim për t’i informuar për mundësitë që ofron kjo marrëveshje për financimin e investimeve, sigurime të rrezikut dhe grante për ndihmë teknike.

    “Rikujtim: Marrëveshja e Nxitjes së Investimeve Kosovë – SHBA, e nënshkruar më 31.12.2020, ka hyrë në fuqi. Faleminderit SHBA që po na dëshmon miqësinë speciale me kosovëb. Fakte, fakte: Kosova është e vetmja në Ballkan që nënshkruan këtë marrëveshje me SHBA-në. Të hënën kam ftuar bizneset për t’i informuar për mundësitë që ofron kjo marrëveshje për financimin e investimeve, sigurime të rrezikut, grante për ndihmë teknike etj. Zoti e bekoftë SHBA-në . Zoti e bekoftë Kosovën”, thotë kryeministri në detyrë përmes një postimi në Facebook.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark