Insajderi
Lajme

Hoti para Kuvendit të LDK-së: Do të dalim më të fortë për ta kthyer partinë si forcën kryesore politike në Kosovë

Insajderi
30 July 2026 - 11:10
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Hoti para Kuvendit të LDK-së: Do të dalim më të fortë për ta kthyer partinë si forcën kryesore politike në Kosovë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ish-kryeministri i Kosovës dhe anëtari i LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar para mbajtjes së Kuvendit të jashtëzakonshëm të partisë, duke e cilësuar atë si një shembull të “demokracisë në veprim” brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Përmes një reagimi, Hoti ka theksuar se thirrja e këtij kuvendi dëshmon se LDK-ja ka mekanizma statutorë dhe demokratikë për të reflektuar, për t’u konsoliduar dhe për t’u bërë më e fuqishme.

“Sot, Kuvendi i jashtëzakonshëm i LDK-së është praktikisht ‘demokracia në veprim’ brenda partisë. Thirrja e këtij kuvendi është dëshmi se LDK-ja ka mekanizmat e saj statutorë dhe demokratikë për të reflektuar, për t’u konsoliduar dhe për t’u bërë më e fortë”, ka shkruar Hoti.

Ai është shprehur i bindur se pas këtij kuvendi, LDK-ja do të dalë më e bashkuar dhe më e përgatitur për ta rikthyer veten si forcën kryesore politike në vend.

“Nga ky Kuvend do të dalim më të fortë për ta kthyer LDK-në si forcën kryesore politike në Kosovë. Vetëm një LDK e fortë mund t’i shërbejë Kosovës. Një LDK e dobët është në interes vetëm të kundërshtarëve politikë, që duan një skenë politike pa alternativë”, ka deklaruar ai.

Hoti ka theksuar gjithashtu se Kuvendi do të zhvillohet në frymë demokratike, me debat të hapur dhe respekt të ndërsjellë ndërmjet anëtarëve të partisë.

“Kuvendi do të zhvillohet në frymë demokratike, të debatit të hapur e të respektit të secilit për secilin. Në këtë kuvend fitues do të jetë LDK-ja. Sepse kuvendi nuk është kundër askujt. Kuvendi është thirrur për të diskutuar dhe vendosur për të ardhmen e LDK-së. Vullnetit të kuvendit do t’i nënshtrohemi të gjithë, pa përjashtim. Nga kuvendi do të dalim të bashkuar për të ardhmen e LDK-së dhe të Republikës së Kosovës. Zoti e bekoftë LDK-në dhe Republikën e Kosovës”, ka shkruar Hoti në Facebook.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark