×
  • Lajme
  • Insajderi

    Hoti pas deklaratave të Vuçiqit: Nuk i shërbejnë paqes, aq më pak njohjes reciproke

    Insajderi
    28 January 2021 - 22:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar ndaj presidentit serb Aleksandër Vuçiq, i cili diskutoi për mundësinë e futjes së shërbimit të detyrueshëm ushtarak, duke e lidhur me çështjet me Kosovën.

    Hoti përmes një postimi në Facebook, tha se deklarata e presidentit serb nuk i shërben paqes dhe stabilitetit në rajon.

    “Kosova mbetet e përkushtuar në rrugën e saj drejt integrimit në NATO dhe thellimit të bashkëpunimit me partnerët strategjik ndërkombëtarë, SHBA-të dhe vendet mike të BE-së.Deklarata e Presidentit të Serbisë Vuçiq, për ngritjen e kapaciteteve ushtarake, me pretekst zhvillimet në Kosovë, nuk i shërben paqes dhe stabilitetit në rajon, e aq më pak arritjes së marrëveshjes përfundimtare dhe njohjes reciproke”, ka shkruar Hoti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark