×
  • Lajme
  • Aktuale

    Hoti për heqjen e vizave: Po mundohemi mos ta shajmë BE-në e t’i mbajmë kriteret e plotësuara

    Insajderi
    02 October 2020 - 12:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në mbledhjen e përbashkët të qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, ka folur edhe liberalizimin e vizave.

    Sipas Hotit, Kosova me marrëveshjen e Uashingtonit ka dhënë sinjalin si kontribues të paqes dhe stabiliteti.

    Tutje Hotit, ka shtuar se gjatë kërkesave po mundohemi të mos e shajmë shumë BE-në por të mbajmë të plotësuara kriteret.

    “Ne kemi pas shumë sfidë në diplomaci për të rivendos marrëdhëniet me partnerët tanë strategjik, marrëdhënie që ishin lënduar në kohët e fundit. Na është dashtë të marrim vendime tepër të nevojshme për të dhënë sinjalin që duhet të shihemi si kontribues të paqes dhe stabilitetit, me një marrëveshje përfundimtare me fqinjin tonë verior dhe ku i gjithë regjioni.   Po mendohemi që gjatë kërkesës sonë të mos e shajmë shumë BE-në por të mbajmë të plotësuara kriteret”, tha ai. /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark