×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Hoti për Kusari-Lilën: Zelli i saj për me iu shërby shefave që i ka ndërru vazhdimisht është i gërditshëm

    Insajderi
    02 March 2023 - 15:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti tha për shefen e Grupit Parlamentar të LVV-së Mimoza Kusari-Lila se “zelli i saj për me iu shërby shefave që i ka ndërru vazhdimisht është i gërditshëm, është i poshtër”.

    Hoti tha se Kusari-Lila i ka shkuar prapa atyre partive që i kanë pasur gjasat t’i fitojnë zgjedhjet.

    Zelli i saj për me iu shërby shefave që i ka ndërru vazhdimisht është i gërditshëm, është i poshtër. Unë po ja përmendi veç një fakt, në fushatën e vitit 2017, se a e dini çka bën kjo kush t’i ka gjasat më të mira kjo i bëhet bashkë, i shkon mrapa. I ka shku PDK-së mrapa, na ka ardhë neve prapa në vitin 2017 kur i kemi pas gjasat me fitu…Kur nuk fituam, na la, shkoi në partinë tjetër”, deklaroi Hoti në Kuvend.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark