×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Hoti për Qeverinë Kurti: Hajt kush po ia qëllon një projekt madhor që është realizu për 3 vite?

    Insajderi
    16 November 2023 - 14:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, gjatë fjalës së tij në seancën e Kuvendit, ka thënë se në tri vite qeverisje të kryeministrit Albin Kurti nuk është realizuar asnjë projekt madhor.

    Ai ka thënë se nëse organizohet një kuiz me këtë pyetje, qytetarët e Kosovës nuk e dinë sepse nuk ka ndonjë projekt të tillë.

    “Me organizu një kuiz edhe me ju thanë njerëzve – Hajt kush po ia qëllon një projekt madhor që është realizu për 3 vite? Nuk ia qëllojnë njerëzit. Nuk dijnë. Hutohen. E këqyrin njëri-tjetrin se s’mundesh me emëru një projekt madhor që është realizu në 3 vite”- është shprehur Hoti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark