Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti sot ka komentuar vizitën e djeshme të ushtrueses së detyrës së presidentes, Vjosa Osmanit dhe kreut të VV-së, Albin Kurti në veri të Mitrovicës.
Kryeministri në detyrë, Hoti ka thënë se kauzat për fushatë duhet lënë anash nga partitë politike, derisa tha se veriu i Mitrovicës është territor i Kosovës pa asnjë dyshim.
“Me disa kauza dhe çështje duhet t’i lëmë jashtë fushatës zgjedhore, ai është territor i Kosovës pa asnjë dyshim dhe nuk kontestohet në asnjë formë. Secili ka të drejt të lëvizë në katër anët e Kosovës, por nuk duhet të përdoret në asnjë moment për fushatë dhe për të treguar gjëra të cilat nuk qëndrojnë dhe nuk ekzistojnë”, tha Hoti.
Këto komente Hoti i bërë nderimeve tek shtatorja e Zahir Pajazitit në Prishtinë.