×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Hoti: Qeveria nuk ka paguar asnjë cent për të prekurit nga vërshimet

    Insajderi
    21 October 2023 - 10:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar Qeverinë për mos ndarjen e mjeteve për familjet që janë prekur nga vërshimet që kanë ndodhur në janar të këtij viti.

    Ai ka treguar se këto vërshime janë prekur 1,253 familje/shtëpi, 214 biznese dhe 582 ekonomi bujqësore.

    Në raportimin e Ministrit të Financave, u vërtetua se asnjë cent nuk është paguar për dëmet nga vërshimet e ndodhura më 27 janar 2023, dëme në vlerë prej 23.5 mil euro, ku janë dëmtuar 1,253 familje/shtëpi, 214 biznese dhe 582 ekonomi bujqësore. Nuk janë paguar as dëmet e vitit 2022, në shumë prej 7.2 mil euro. Për dijeni, Kuvendi i Kosovës në mars 2023 e ka ratifikuar një marrëveshje ndërkombëtare me Bankën Botërore, ku një pjesë e mjeteve janë paraparë për kompenzim të dëmeve”, ka shkruar Hoti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark