×
  • Lajme
  • Insajderi

    Hoti shkarkon kryesuesin e bordit të KEK-ut emëron bashkëpartiakun e tij

    Insajderi
    24 October 2020 - 16:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka shkarkuar sot kryesuesin e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Hysen Fazliun dhe drejtorin Egzon Berisha.

    Kryeministri Hoti sot kishte thirrur për mbajtjen e një mbledhje me rendin e ditës “shqyrtim propozim vendimi për shkarkimin e Përkohshëm të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike “Korporata Energjetike e Kosovës KEK” dhe emërimin e Bordit të Përkohshëm”.

    Insajderi nga burimet e saj ka marr vesh se në krye të KEK-ut, Hoti ka emëruar Musa Misinin kurse Egzon Berisha është zëvendësuar nga Fadil Hoxha.

    Burime brenda Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit kanë thënë se ata nuk kanë qenë në dijeni për këtë zhvillim, ani pse emrat duhet të kalojnë me CV-të e tyre përmes kësaj ministrie dhe organeve të saj.

    Musa Misini, është ish-kryetari i Komunës së Vitisë nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe ish-kandidat po për këtë parti në zgjedhje nacionale për një ulëse në Kuvend. /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark