Kandidati për kryeministër, Avdullah Hoti, ka qëndruar sot edhe në Drenas.
Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se kjo komunë meriton një qeverisje stabile, e cila do të sjellë zhvillim.
Këtë sipas tij e garanton vetëm partia e tij, LDK-ja.
Postimi i tij:
Faleminderit Drenas!
Me plot zell e entuziazëm u mirëpritëm edhe në Drenas. Kjo komunë, meriton një qeverisje stabile, e cila do të sjellë zhvillim dhe e cila garanton të ardhme perëndimore.
Këtë u garanton vetëm Lidhja Demokratike e Kosovës!
#shtetishtet