×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Hovenier: Do të marrë pjesë në përvjetorin e pavarësisë së Kosovës, që të tregojë se sa problematike është situata mes dy shteteve

    Insajderi
    15 February 2024 - 16:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, në një konferencë për media gjatë ditës së sotme, I shqetësuar ka folur rreth raporteve të SHBA-së dhe të Qeverisë së Kosovës, sa I përket shtyrjes së vendimit për dinarin.

    Hovenier ka deklaruar se çështja e dinarit dhe mos dëgjueshmëria e Qeverisë Kurti ka ndikuar në raportet ndërmjet dy shteteve.

    Ai ka përmendur edhe ditën e shtunë ku Kosova feston përvjetorin e pavarësisë, i cili ka thënë se do të marrë pjesë në festimin që do të bëhet, ndërkaq thotë se do të nënvizojë se sa problematike është situate aktuale ndërmjet dy shteteve, ku duket se s’po punojnë në partneritet.

    Ambasadori amerikan ka deklaruar se nuk dëshiron të shmangë situate të tilla.

    “Përkushtimi i SHBA-së për popullin e Kosovës është i fuqishëm siç ka qenë gjithmonë. Derisa presim të festojmë të shtunën përvjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, mezi pres të jem i pranishëm për ta festuar atë që është arritur së bashku. Por kjo do të shërbejë vetëm për të nënvizuar deri diku se sa i mundimshëm është ky moment që qeveritë tona nuk duket se po punojnë në partneritet me njëra-tjetrën. Kështu që unë dua të shmang gjëra të tilla”, ka theksuar ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark