×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Hovenier: KPK-ja të merr hapa për zgjedhjen e Prokurorit të Shtetit, për të rikthyer besimin e partnerëve

    Insajderi
    02 March 2024 - 12:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier tha se Këshilli Prokurorial i Kosovës duhet të sigurojë një proces të drejtë, transparent për përzgjedhjen e prokurorit të ardhshëm të shtetit.

    Hovenier në fjalën e tij në konferencën vjetore të prokurorëve ka thënë se KPK-ja duhet të ndërmarrë hapat e nevojshëm për të rikthyer besimin e partnerëve ndërkombëtarë.

    ““Para dy viteve kam qenë në këtë konferencë dhe i kam kërkuar Këshillit Prokurorial të Kosovës që të sigurojë një proces të drejtë transparent dhe meritor për përzgjedhjen e Prokurorit të ardhshëm të Shtetit. Në këtë konferencë do ta bëjë të njëjtën kërkesë, dhe me vjen keq që po bëj dy vite më vonë por qeveria ime beson se Këshilli Prokurorial i Kosovës duhet të ndërmarrë hapat e nevojshëm për të vepruar me standardet e qeverisë së mirë dhe për të rikthyer besimin e publikut dhe partnerëve ndërkombëtarë. Ju inkurajoj për të punuar shumë për të krijuar një kulturë të llogaridhënies dhe profesionalizmit në çdo zyrë tuajën”, u shpreh ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark