×
  • Lajme
  • Lajme

    Hovenier: Mbështetja jonë për Kosovën, e çeliktë dhe nuk ndryshon

    Insajderi
    17 September 2024 - 19:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Jeff Hovenier, tha se qëndrimi i Amerikës për Kosovën është i palëkundër.

    Hovenier ka kujtuar edhe përkrahjen që SHBA ka dhënë për pavarësinë e Kosovës.

    “Gjithashtu dua të theksoj një pikë kyçe, premtimin e Kosovës për një shtet sovran, demokratik, të pavarur dhe multietnik, me mbrojtje të veçantë për minoritetet. Jemi krenar për rolin që kemi luajtur për ndihmuar Kosovën për të avancuar këtë vizion. Po vazhdojmë përpjekjet për të punuar me qeverinë aktuale të Kosovës, duke kërkuar për bashkëpunim më të ngushtë për të parë këtë vizion të realizohet. Vizioni ynë është shumë i qartë, Kosova iu bashkohet shoqërive ku të gjithë njerëzit jetojnë në dinjitet dhe siguri, përfshirë edhe minoritetet. Prandaj, duaj ta bëj të qartë. Ne kemi qenë pjesë e procesit tuaj për të ndërtuar dhe përkrahur një shtet të suksesshëm, sovran, demokratik dhe shtet multietnik. Përkushtimi jonë për këtë është i hekurt” – ka thënë ai.

    Këto deklarata ai i bëri në 25 vjetorin e NDI në Kosovë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark