×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Hovenier me kërkesë për Kurtin: Të mos hapen me forcë dyert e komunave në veri për ta kryer betimin

    Insajderi
    18 May 2023 - 16:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, ka qëndruar sot për vizitë në kryeministri ku është takuar me kryeministrin Albin Kurti. Hovenier ka treguar se kanë biseduar për çështjen e zgjedhjeve lokale në katër komunat në veri dhe për procedurat e marrjes së detyrave nga kryetarët e zgjedhur.

    Diplomati amerikan teksa ka rikujtuar deklaratat e djeshme, ka thënë se SHBA-ja mendon se nuk është ide e mirë që të përdoret forca për të pasur qasje në ndërtesat e komunave të cilat mund të mos jenë të qasshme.

    “Unë i kam bërë disa komente dje. Ne folëm për të njëjtën gjë. SHBA-ja mendon që kjo gjë duhet të përfundojë, duhet të shmangen konfliktet dhe veprimet që çojnë në rritjen e tensioneve në veri. Ne nuk mendojmë që është ide e mirë që të përdoret forca për të arritur qasje në ndërtesat që mund të mos jenë që qasshme”, ka thënë ambasadori amerikan.

    Dje Hovenier ka deklaruar se zyrtarët e zgjedhur duhet të realizojnë procedurat e betimit vetëm në ato objekte ku janë të dëshirueshëm.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark