×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Hovenier pas takimeve: Theksuam nevojën për zgjedhje të reja dhe zbatim të marrëveshjes

    Insajderi
    06 June 2023 - 19:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka njoftuar për takimet e zhvilluara dje dhe sot ndërmjet emisarëve nga SHBA dhe BE, Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar me liderë institucionalë në Kosovës.

    Ai ka thënë se janë zhvillime të rëndësishme në takimet që nisën mbrëmë me kryeministrin Albin Kurti, për të vazhduar sot me presidenten Vjosa Osmani dhe liderët e opozitës.

    “Theksuam nevojën për de-përshkallëzim të menjëhershëm në veri të Kosovës, përfshirë zgjedhjet e reja gjithëpërfshirëse me pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës dhe implementimin e plotë të marrëveshjes së normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Hovenier.

    Në orët e vona të pasdites së sotshme, Lajçak dhe Escobar kanë takuar edhe përfaqësuesit e Listës Serbe, të cilëve u kanë kërkuar që të marrin pjesë në zgjedhjet e reja që do të mbahen në veri të vendit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark