×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Hovenier për dronët që iu dhanë donacion policisë: Monitorojnë zona të ndjeshme dhe të largëta

    Insajderi
    11 October 2023 - 10:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, gjatë konferencës për pranim-dorëzimin e dronëve donacion ndaj Policisë së Kosovës, ka thënë se këto pajisje do t’i kryejnë punë policisë dhe gjykatave.

    Hovenier, pos tjerash, ka thënë se përmes dronëve, policia do të jenë në gjendje të monitorojnë “zona të ndjeshme dhe të largëta”, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Duke marrë parasysh shkallen e grupeve kriminale në rajon, këto mjete do të jenë të rëndësishme për të luftuar krimin në tokë dhe në ajër. Ato ofrojnë mbështetje taktike dhe siguri të perimetrit për Policinë e Kosovës. Mund të monitoroni zona të ndjeshme dhe të largëta”, deklaroi ai.

    “Mund të ndihmojnë në mbledhjen e dëshmive përmes videove dhe pamjeve qe do të ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve në gjykatat e Kosovës. Mund të ketë reagim të sigurt e efikas ndaj incidenteve”, tha më tej ambasadori Hovenier. /Insajderi.org/

    @insajderiofficial #policia #fyp #kosova #shqipet #marrveshja #dronat #policiaekosovës #fyp #fyppppppppppppppppppppppp ♬ original sound – GazetaInsajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark