×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Hovenier për ndalimin e dinarit: Vendim i ngutshëm dhe jo mandatar

    Insajderi
    01 February 2024 - 16:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pas hyrjes në fuqi të rregullores së re të BQK-së për ndalimin e dinarit në Kosovë ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, ka thënë se duhet të merren veprime të duhura për të siguruar që serbët do të jenë të sigurt.

    “…sepse ata do të ndjehen të shkëputur nga benefitet që i përfitojnë. Askush nuk e dëshiron këtë”, tha Hovenier pas takimit me kryeministrin Kurti.

    Tutje ai nuk ka dhënë detaje para mediave për takimin me Kurtin.

    “Nuk dua të flas për atë çfarë kam folur me Kurtin, për shqetësimet që i kemi ngritur dhe për mënyrën (se si është marrë vendimi për të cilën besojmë se është e ngutshme dhe jo mandatare. Jemi këtu për t’u siguruar që ky vendim nuk do të ketë ndikim në jetën ditore të njerëzve. Gjithçka çka dëshirojmë është që të jetojmë në kushte të mira jetësore”, ka thënë ai para medieve.

    Tutje Hovenier ka shprehur frikë se Kosova rrezikon të përballet me tensione të reja në veri për shkak të zbatimit të rregullores së re të BQK-së, teksa ka thënë se kjo çështje kërkon më shumë kujdes dhe dialog.

    “Mendojmë që kjo çështje meriton konsideratë më të kujdesshme dhe diskutim me përfaqësuesit e BE-së në dialog. Jemi të shqetësuar nëse ka gjasa potenciale që gjendja të eskalojë në tension etnik në veri dhe të shndërrohet në problem për jetën e përditshme të serbëve”, ka shtuar Hovenier.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark