×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Hovenier: SHBA-ja nuk e mbështet as “Shqipërinë e Madhe” dhe as “Serbinë e Madhe”

    Insajderi
    16 August 2023 - 12:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e mbështesin as “Shqipërinë e Madhe” dhe as “Serbinë e Madhe”.

    Këtë qëndrim në emër të Uashingtonit, e bëri të ditur të mërkurën në Prishtinë, ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier në një takim me gazetarë.

    Sipas tij, SHBA-ja e përkrah integritetin territorial dhe sovranitetin e çdo shteti në Ballkanin Perëndimor, njofton Klankosova.tv.

    Ky reagim i diplomatit vjen pas zhvillimeve që pasuan vizitën e kryeministrit Kosovar, Albin Kurtit, në Maqedoninë e Veriut, e cila nxiti reagime të bartësve të institucioneve për shkak të disa simboleve që promovonin shtetin etnik të shqiptarëve.

    Takimi i Hovenierit me gazetarët ka përfunduar pak çaste më parë, dhe Klan Kosova do t’ju mbaj të informuar edhe për qëndrime të tjera të amerikanit lidhur me zhvillimet në dhe rreth Kosovës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark