Kandidati i LDK-së, për deputet, Sylë Hoxha, është shprehur i privilegjuar me pritjet që po iu bëhen kandidatëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet, në gjithë Kosovën.
Ai bashkë me kolegë të tij, kanë vizituar disa teqe, ku janë pritur nga drejtuesit fetar.
Statusi i plotë i Hoxhës:
Gjatë ditës së sotme vizituam vende të shenjta duke nisur nga teqja e Shejh Tahirit në Planejë, teqja e Shejh Rexhës në Lukinaj deri te teqja e Shejh Bajramit në Demjan.
Gjithashtu u pritëm në odën e familjes Elezaj në Demjan.
Është privilegj të jesh i mikpritur e i respektuar në secilën vizitë. Ju falenderoj që po e mbështetni kandidaturën time për deputet nga rradhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës!
VOTO LDK nr. 100 S.H. Insajderi.org