Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Sejdi Hoxha, ka takuar banorët e fshatit Dobroshec të Drenasit nga të cilët ka marrë mbështetje për zgjedhjet e 14 shkurtit.
“Entuziazëm dhe motiv i jashtëzakonshëm ishte takimi me banorët e fshatit Dobroshec të cilët po mbështesin platformën për rimëkëmbjen e shtetit. Faleminderit Dobroshecit për përkrahjen dhe mbështetjen e pa rezervë! Rimëkëmbje. EnverHoxhaj1. SejdiHoxha35”, ka shkruar Hoxha në Facebook.