×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxha: Kemi të bëjmë me një grup mirë të organizuar, në sulm u përdoren deri në 20 kg eksplozivë -u aktivizuan me fitil ndezës

    Insajderi
    30 November 2024 - 18:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha, ka thënë se gjatë sulmit të mbrëmshëm në Ibër-Lepenc janë përdorur sasi të konsiderueshme e eksplozivit nga 15-20 kg, ndërkaq tha se në bazë të hetimeve deri tash “kemi të bëjmë me një grup mirë të organizuar”.

    “Kemi të bëjmë me një grup mirë të organizuar që kanë njohuri dhe shkathtësi në përdorimin e mjeteve shpërthyese”, tha ai në konferencën e jashtëzakonshme.

    “Në bazë të hetimit të vendit të ngjarjes dyshohet se në këtë sulm është përdorur një sasi e konsiderueshme e eksplozivit 15-20 kg, e cila ka qenë e vendosur në një çantë të zezë dhe e cila është aktivizuar me detonatorë mekanikë përmes fitilit ndezës me djegie të ngadalshme. Si pasojë e këtij sulmi janë shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe që është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm për shumë zona,  si dhe duke rrezikuar tejmase edhe me energji elektrike, por edhe rrezikun për pasoja më të rënda për avari në sistemin energjetik të Kosovës”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark