×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxha: Pandemia nuk na la hapësira të merremi me drejtësinë

    Insajderi
    07 February 2021 - 21:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-prokurori Sylë Hoxha njëherit edhe kandidat i LDK-së për deputet ka thënë se viti 2020 ishte vit i rëndë për Kosovën, sepse është dashur të merremi me pandeminë, me rimëkëmbjen, në ndihmë bizneseve, familjeve e kështu me radhë.

    Ai tha se për shkak të të gjitha këtyre, nuk ka qenë e mundur të fokusohemi shumë që t’i ndihmojmë sistemit të drejtësisë, i cili ka pasur shumë nevojë.

    “Sa i përket taskforcës, besoj që aty kjo taskforcë ka punuar për disa vite, por që nuk ka treguar ku me ditë se çfarë rezultate. Ne e kemi policinë e Kosovës, njësitin për krime ekonomike, kështu që kurrëfarë pengese nuk është që ky sektor të zhvillojë aktivitetin e vet në luftën kundër krimeve ekonomike, korrupsionit e kështu me radhë”, tha ai.

    Kjo, sipas tij, ka qenë një taskforcë të themi artificiale mbi policinë, e mbi sektorë të tjerë.

    “Këta sektorë kanë qenë mjaft të privilegjuar, jo në koherencë me njësitët e tjerë dhe kanë qenë një pakënaqësi që këta të marrin paga shtesë. Nuk është që kanë treguar ku me ditë se çfarë suksesi”, tha Hoxha.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark