Partia Demokratike e Kosovës (PDK) e ka plan-programin më të mirë në raport me të gjitha partitë e tjera, ka thënë kandidati për deputet nga kjo parti Sejdi Hoxha.
Sipas tij, slogani i kësaj partie nënkupton rimëkëmbjen e shtetit në të gjitha sektorët.
“Prioritet të veçantë qeverisja e PDK-së, do t’i kushtojë sektorit privat, ndihmë dhe përkrahje të bizneseve private ku do të ndahen 500 milionë euro me të cilat do të ju ndihmojmë bizneseve të cilat janë prekur nga pandemia”.
“Këto mjete do të jenë mjete pa kthim. Prioritet i veçantë i Partisë Demokratike të Kosovës do të jetë rinia e Kosovës e cila është e shkëlqyer, ku çdo vit, qeverisja Enver Hoxhaj do të ndaj shumën nga 15 milionë euro për të rinjtë”.
Ai ka potencuar se me qeverisjen e PDK-së, do të ketë edhe rritje të pagës minimale nga 170 në 300 euro, gjithashtu dhe rritje të pensioneve të pleqërisë deri në 40% dhe skemave sociale deri në 30%.
“Prioritet i veçantë do të jetë sektori privat duhet të ndalem tek rritja e pagës minimale nga 170 në 300 euro. Do të ketë rritje të pensioneve të pleqërisë deri në 40%, do të ketë rritje të skemave sociale deri në 30% gjithashtu prioritet të veçantë do të ketë në rritjen e pensioneve për veteranët e luftës, invalidët e luftës dhe për familjet e dëshmorëve”.
Hoxha, gjithashtu ka folur edhe rreth mungesës së ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselin, për të cilin tha se mungesa e liderit është një hendikep.
Por kjo sipas tij, po përkthehet në energji dhe në vullnet të strukturave.
“Duke marr parasysh të kaluarën e tyre çlirimtare, veprat e tyre, kontributin e tyre dhënë për Kosovën, ne do ta shëndrrojmë këtë mungesë të tyre në energji në vullnet dhe në motiv dhe do ti tejkalojmë edhe pritjet tona përmes rezultatit që do të kemi në zgjedhjet e 14 Shkurtit”, shprehet Hoxha.