×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Hoxha provon ta bind ateistin për ekzistencën e Zotit: Edhe paret në telefon nuk shihen por ekzistojnë…

    Insajderi
    22 January 2023 - 21:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në emisionin “Kojshia Show” mysafirë ishin Kastriot Musliu biolog dhe publicist, si dhe hoxha e njohur nga Prizreni, Irfan Saliu. Temë diskutimi ishte “Origjina i njeriut”.

    Kastriot Musliu, në këtë emision u deklarua se më nuk beson në dogma fetare.

    Ai tregoi se më parë, ishte një besimtar i devotshëm, por që disa dyshime e bënë atë që të studiojë më shumë në këtë fushë, studim ky që çdo ditë e largoi më shumë nga feja. Tani ai është një agnostik, pra ekzistenca e Zotit për të është e panjohur.

    “Kam pas dilema te feja që lidhen edhe me Zotin që e prezenton feja. Në fund kam vendos me lan besimin fetar dhe me kalu në agnostik”, ka thënë Musliu.

    Ndërkohë, Salihu i ka rekomanduar atij të shkojë te hoxha.

    “Këtu në studio me ardh duhet me pas një qëllim të caktum. Prezent janë edhe paret e telefonit që nuk i sheh syri po telefoni të cingron. Ne kur kemi probleme shëndetësore shkojmë te mjekët, njeriu kur ka probleme të besimit duhet me ardhë te hoxha”, ka thënë Salihu.

    Për ta dëgjuar rrëfimin e tij se si u largua nga feja, ndiqni emisionin e më poshtëm nga minuta e 10:00.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark