×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Hoxha tregon statistikat, kaq persona humbën jetën në aksidente gjatë vitit 2023

    Insajderi
    20 December 2023 - 10:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, i ka shpalosur disa të dhëna mbi aksidentet që kanë ndodhur gjatë vitit 2023.

    Në konferencën për media ai ka thënë se gjatë periudhës 1 janar-18 dhjetor, kanë vdekur 103 persona.

    Ai tha se 46 nga personat e vdekur në aksidente kanë qenë shoferë, 29 persona kanë qenë këmbësorë dhe 28 kanë qenë pasagjerë.

    Hoxha ka bërë të ditur edhe shkaktarët më të shpeshtë të aksidenteve. Ai ka treguar edhe për aktivitetet dhe inspektimet që janë bërë. Hoxha ka shfaqur të dhënat për aksidentet fatale nga viti 2002.

    Gjatë këtij viti, Hoxha ka thënë se më së shumti të vdekur në aksidente ka pasur në muajin korrik, 18 persona.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark